Kurti: Kosova në një vijë me SHBA-në dhe Britaninë, në politikë e biznes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi ndjek një rrugë të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë, si në sferën politike, ashtu edhe në fushën e biznesit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova është në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, jo vetëm në sferën politike, por edhe në fushën e biznesit.

“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsionit, në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka deklaruar Kurti në fjalimin e tij mbi pyetjen se pse duhet të investohet në Kosovë.

Kryeministri Kurti në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, ka bërë një analizë të zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke theksuar rritjen ekonomike, përparimin demokratik dhe stabilitetin institucional gjatë tri viteve të fundit.

“Kosova udhëheq në Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve për vitet 2024-2025. Kemi bërë përparime në zbatimin e rendit dhe ligjit, në të drejtat politike dhe civile, duke na pozicionuar në një situatë të favorshme në skenën globale. Fuqia punëtore e vendit tonë, me një mesatare moshë prej 31 vjetësh dhe një ekonomi të tregut të hapur, e bën ambientin shumë të favorshëm për biznesin”, ka deklaruar mes të tjerash Kurti.

Në vijim, ai ka theksuar angazhimin e vendit në investime teknologjike, duke përmendur se nga 23 vende evropiane, Kosova renditet e 11-ta, “duke i lënë prapa të gjitha vende kandidate për anëtarësim në BE”.

Kurti ka njoftuar se eksportet dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta janë dyfishuar në këto tri vite, por gjithashtu ka bërë thirrje për më shumë investime të tilla për të vazhduar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e suksesit në nivel ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika