Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu – Hyseni, ka hedhur akuza të rënda ndaj emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsollav Lajçak.
Ajo, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se Lajçak po i përkrah qëndrimet e Serbisë në dialogun me Kosovën.
“Tendencë për ta kthyer në çështje dialogun ka Serbia dhe fatkeqësisht po përkrahet me disa nga përfaqësuesit e politikës së BE-së, në këtë rast nga negociatori i cili ka tendenca t’i qëndrojë prapa qëndrimeve të Serbisë. Po e përsëris, fakti që nesër do diskutohet për dinarin, nuk do të thotë se kjo është temë e dialogut”, tha ajo.
Tutje, ajo nuk i ka quajtur shqetësuese qëndrimet e ShBA-së dhe BE-së kundër ndalimit të përdorimit të dinarit serb.