Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Suedinë pasi asaj iu hap rruga për anëtarësim në NATO, meqë Hungaria miratoi të hënën kandidaturën e saj për anëtarësim në NATO.
“Urime, kryeministër Kristersson. Është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane. Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuuar për një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Suedia po ashtu ndryshoi ligje dhe zbuti rregullat për shitjen e armëve, në mënyrë që t’i plotësonte kërkesat e Turqisë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin edhe me miratimin e shitjes së avionëve amerikanë F-16 për Turqinë, dhe tani Ankaraja pret që të punojë me Shtetet e Bashkuara që të ketë një mbështetje në Kongres për shitjen e këtyre fluturakeve luftarake.
Anëtarësimi i Suedisë, vend që nuk ka qenë në luftë prej vitit 1814, dhe Finlandës, përbën zgjerimin më të madh të aleancës prej viteve ’90.
Ndonëse Suedia ka bashkëpunuar me vendet e NATO-s dhe ka kontribuuar në disa operacione, sikurse ato në Afganistan, anëtarësimi i saj pritet t’i thjeshtësojë planet për mbrojtje dhe bashkëpunimin në flotën veriore të NATO-s.
Congratulations, Prime Minister Kristersson!
This is a momentous milestone for European security, deterrence and defense!
Kosovo will continue to work with Allies in our efforts to join the transatlantic Alliance, contributing to a safer and more secure Europe. https://t.co/f8dHFzdp1b
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 26, 2024