V.M vdes në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Një person me inicialet V.M ka ndërruar jetë gjatë ditës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Vlerësimet e para janë se kjo ishte një vdekje e natyrshme. Në hetime është përfshirë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës

Vdekja e një të privuari nga liria në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është arsye se pse ky atuomjet I mjekësisë ligjore po futet në këtë qendër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, ndërsa vdekjen e V.M e ka konstatuar ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se“I burgosuri ishte duke u trajtuar  sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”

Për shkak se vdekja ndodhi bernda një Objekti të Shëbrimit Korrektues të Kosovës, me hetime është angazhuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Laureta Ulaj – Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka thënë se “Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda me të pranuar informatën nga policia, e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes, bashkë me njësitë relevante. Me urdhër të së njëjtës trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rasti është inicuar si hetim mbi vdekje dhe në koordinim me policinë do të zhvillohen hetimet”

Sipas asaj që ka mësuar televizioni, vlerësimet e para janë se ky rast ishte një vdekje e natyrshme.

Raporti i plotë pritet t’u dërgohet palëve kompetente gjatë ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika