Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Katar për një vizitë zyrtare.
Sipas njoftimit të Ramës, thuhet se është takuar me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, dhe Kryeministrin, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman Bin Jassim Al Thani.
Rama ka shkruar se gjatë këtij takimi të përbashkët kanë diskutuar rreth mundësive të shkëlqyera për investim në Prishtinë dhe në tërë Republikën e Kosovës.
Madje Rama, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa Jassim Al-Kuwari, e ka ftuar të vizitojë Prishtinën dhe për të diskutuar mbi mundësitë e financimeve të projekteve të shumta në kryeqytet.