Në fund të emisionit “Debat Plus”, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është deklaruar se nuk është në përgatitjen e ndonjë partie politike dhe është duke u përkujdes për të përfunduar mandatin e deputetit në mënyrën e dinjitetshme.
Kështu u shpreh Rrahmani gjatë leximit të rezultateve të sondazhit “A duhet të miratohet ligji që e lejon shtatëzëninë e asistuar”.
“Sa herë që kam ardhur këtu, sondazhet i kam fituar. Kështu që nëse doni me fitu, duhet me më thirr më shpesh në emisione”, shtoi ai.
“Nuk jam duke përgatitur asnjë parti politike. Jam duke përgatitur me përfundu mandatin e deputetit dinjitetshëm, ashtu siç kam filluar. Me i përmbush premtimet që i kam dhënë para qytetarëve. Programin qeverisës si LVV-je që kemi pasur, mirëpo duke i kundërshtuar edhe ato që vijnë e nuk kanë qenë në programin e qeverisjes”.