Policia: Dyshohet për një person të vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në Gjilan

Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se është vërejtur një person që dyshohet të jetë i vdekur, në bodrumin e një ashensori të një ndërtese ndërtese në rrugën Gjilan –Kamenicë

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se është vërejtur një person që dyshohet të jetë i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan–Kamenicë.

“Rasti është raportuar në polici më datë 26.02.2024 rreth orës 22:37”, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes”- tha ai.

Sipas zyrtarit, trupi i dyshuar pa shenja jete ende nuk është identifikuar për shkak të rrethanave në vendin ku është gjetur.

“Për informatat shtesë do të ju njoftojmë në vazhdim”- theksoi Hashani.

Gjendet një person i vdekur në Gjilan

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika