Vdekja e të burgosurit në Prishtinë, policia thotë se ishte përdorues i substancave narkotike

Një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë, ndërsa policia ka thënë se viktima ishte përdorues i substancave narkotike

IML-ja në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, 26 shkurt 2024.

Një i burgosur me inicialet V.M. ka vdekur mëngjesin e së hënës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, vdekja ndodhi të hënën dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit, duke shtuar se i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike.

“Qendra e Paraburgimit Hajvali, Prishtinë 26.02.2024 – 07:51. Derisa ka qenë në vuajtje të dënimit një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML me vendim të prokurorit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se i burgosuri po trajtohej sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike, e organet kompetente po i zhvillojnë procedurat ligjore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M.  Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Laureta Ulaj – zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka thënë se “Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda me të pranuar informatën nga policia, e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes, bashkë me njësitë relevante. Me urdhër të së njëjtës trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rasti është inicuar si hetim mbi vdekje dhe në koordinim me policinë do të zhvillohen hetimet”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika