Sonte në Shqipëri pritet të arrijë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Në samitin e parë në mes të Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë, e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga presidenca.
Ndërkohë, pak ditë më parë, në një mesazh në platformën X, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar luftën e saj në Ukrainë.
Mbrëmjen e 27 shkurtit, në aeroportin e Rinasit pritet të zbresë një nga figurat më të njohura botërore të momentit, Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, që prej dy vjetësh po udhëheq luftën kundër Rusisë, duke mobilizuar kombin dhe ushtrinë, si dhe duke bindur pjesën më të madhe të botës të jetë përkrah vendit të tij.
Lexo dhe: Zelensky sot në Tiranë
Ai është paraparë të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Megjithatë, ngjarjet në Ukrainë dhe elementët e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelensky-t në Tiranë, ku ajo që dihet me siguri është pjesëmarrja në samitin e 28 shkurtit.