Sot është arrestuar një i dyshuar për “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rëndë” në Gjilan.
Për të dyshuarin janë gjetur prova të mjaftueshme se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” të ndodhura në qytetin e Gjilanit.
“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” të ndodhura në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.