Kastrati: Gati për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, sistem online regjistrimi edhe për diasporën

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se janë gati për të filluar në prill regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se janë gati për të filluar në prill regjistrimin e popullsisë.

Kastrati në një intervistë në “Radar” të RTV Dukagjinit bëri të ditur se regjistrimi është planifikuar nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërkaq këtë herë do të regjistrohet edhe diaspora.

“…Po, jemi gati për regjistrimin e popullsisë. Po jo vetëm ne si statistika, sepse projekti përfshin edhe komunat, komisionin qendror, statistikat dhe qeverinë… të gjitha strukturat bartëse të projektit të regjistrimit jemi në linjë dhe besoj se nuk ka sfida para se të dalim në terren”, tha ai.

Kastrati bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjeve dhe nga 5 prilli deri më 17 maj do të jenë në terren, ku të gjitha ekonomitë familjare do të intervistohen përmes regjistruesve.

“…Për shkak të zhvillimit që ka ndodhur në Kosovë, do të regjistrojë edhe popullsinë e cila është në kufi të Kosovës, përfshirë edhe veriun, popullsia rezidente, ajo që jeton aktualisht në Kosovë.

Ndërkaq, për shkak të ndryshimeve që ka pasë në lëvizjet e popullsisë jashtë Kosovës, ne kemi menduar me regjistru edhe diasporën”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, regjistrimi i diasporës do të realizohet përmes të afërmve që i kanë në Kosovë, si dhe do të jetë edhe një sistem online, ku do të regjistrohen vetë qytetarët që janë jashtë shtetit.

“Sistemi online ia mundëson secilit që ndihet si diasporë që të regjistrohet… do të jetë një aplikacion online”, tha ai, gjersa shtoi se një mundësi të tillë për diasporën nuk e kanë shumë shtete në rajon.

Tutje, Kastrati ka shtuar se Agjensia e Statistikave të Kosovës me 2 korrik do të dalë me të dhëna paraprake që përfshinë vetëm numrin dhe strukturën e popullësisë  në nivel komune

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika