Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka marrë pjesë në edicionin e 60-të të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit.
Në kuadër të kësaj vizite, ministri Peci ka zhvilluar një takim me ministrin, Marc Fesneau, me të cilin kanë diskutuar për politikat bujqësore, strategjitë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për të përmirësuar sektorin bujqësor.
“Në vazhdën e aktiviteteve, mora pjesë në diskutimin ministror që në fokus kishte temën “Ndryshimet klimatike dhe kushtet sanitare për blegtorinë”, duke e potencuar rolin dhe ndikimin e faktorëve klimatik në sektorin blegtorisë, si dhe përpjekjet dhe idetë bashkëpunuese për të adresuar sfidat brenda këtij sektori”, ka thënë Peci.
Ministri ka treguar se pastaj kanë pasuar në Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore, e cila, sipas tij, shërbeu si një platformë për të eksploruar bashkëpunime të mundshme, për të ndarë praktikat më të mira si dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e bujqësisë