Prokuroria s’e përfshiu në aktakuzë videon ku shihet Konjufca duke hedhur gaz

Kryeparlamentari Glauk Konjufca u lirua të hënën nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në një nga mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, në gusht të vitit 2016. Megjithatë, Prokuroria nuk e përfshiu në aktakuzë edhe një rast tjetër, në të cilin Konjufca shihet me video duke hedhur lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës

Në këto pamje, Glauk Konjufca shihet qartë duke hedhur gaz lotsjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

Këtë veprim, ai e kishte pranuar edhe përmes një shkrimi në Facebook rreth katër vite pas seancës.

Megjithatë, këto pamje nuk janë bërë pjesë e aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Në bazë të saj, Gjykata e liroi Konjufcën nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës.

Prokuroria e ka përfshirë në aktakuzë vetëm një rast, atë të hedhjes së gazit lotsjellës në një mbledhje të kryesisë së Kuvendit, më 10 gusht të vitit 2016. Asokohe, në atë mbledhje morën pjesë dy përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti.

Përgjatë procesit gjyqësor, asnjë nga dëshmitarët nuk arriti ta thotë me saktësi se kush e hodhi gazin në mbledhjen e kryesisë së vitit 2016.

Në regjistrat e Gjykatës Themelore të Prishtinës, nuk ekziston asnjë rast tjetër, përveç atij për të cilin Konjufca është duke u gjykuar.

Grafikë: Mirlinda Gashi – Zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës

“Pas kontrollimit dhe verifikimit të Sistemit Menaxhues Informativ të Lëndëve –SMIL, figuron se lidhur me të pandehurin G.K është një aktakuzë e pranuar në Prokuroria në Gjykatën Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, për veprën penale  Përdorimi i armës nga neni 375 paragrafi 1 të KPP-së, rasti gjendet në procedure”, ka thënë Mirlinda Gashi – Zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës

Në raste të tilla, Arbresha Loxha nga GLPS, thotë se ky rast do të duhej patjetër të përfshihej në aktakuzën e Prokurorisë.

“Në qoftë se nuk ka prova, siç ishte rasti i fundit për kryeparlamentarin, mund të ketë prova për ndonjë rast tjetër për veprën e njëjtë penale për të cilën është ngritë aktakuza. Dhe në raste të tilla, prokuroria duhet t’i ofroj ato dëshmi dhe në atë rast ne konsiderojmë se ishte dashtë që me u ngritë një aktakuzë tjetër, sepse është përkitazi me veprën e njëjtë penale”, ka thënë Loxha.

Figurat e larta, sikur Konjufca, Loxha tregon se shpesh shpëtojnë lehtë kur kanë raste në Gjykata.

“Rastet të cilat përfshijnë figura të larta publike ose persona të cilët mbajnë pozita publike, trajtohen në mënyrë të tejzgjatur. Këto raste kalojnë shumë më lehtë, edhe lartësia e dënimit në qoftë se ka dënim të formës së prerë, zakonisht nuk është adekuate dhe përkitazi me legjislacionin në fuqi”

Përveç Konjufcës, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend akuzohen edhe disa deputetë e ish-deputetë të tjerë.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, dënimi maksimal që parashihet për vepra të tilla është deri në tetë vjet burgim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika