Analisti Astrit Gashi ka thënë se në takimin për çështjen e dinarit në Bruksel, Kosova ka tentuar që t’ia japë karakterin teknik.
Ai, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se dëmi i parë është bërë që e njëjta çështje është diskutuar në Bruksel me ndërmjetësues dhe me Serbinë.
“Dialogu i dinarit me gjasë Kosova ka tentuar t’ia japë karakterin teknik… ka qenë një çështje e re që është dashur të diskutohet me Serbinë, nëse arrihet të mbahet në nivelin teknik gjëqë është vështirë të mbahet dhe të ruhet nga pak sovraniteti. Lajmi është që i është ikur për momentin diskutimit politik. Dëmi i parë i bërë është që kjo punë diskutohet në Bruksel me ndërmjetësues edhe me Serbinë. Kjo pjesa ku dëmi nuk shkon duke u bërë i madh është që është mbajtur në nivelin teknik dhe jo atë politik”, tha Gashi.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili udhëhoqi delegacionin e Kosovës, tha se nuk u diskutua për rregulloren, porse për mundësitë që i ofron ajo për transferimin e mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.
Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.