Hoxha: Kostoja e heqjes së dinarit do të jetë pranimi i Asociacionit

Kostoja e vendimit të ndalimit të dinarit në Kosovë, do të jetë pranimi i Asociacionit, thotë analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se kostoja e vendimit të ndalimit të dinarit në Kosovë do të jetë pranimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në emisionin “Debat Plus”, Hoxha këtë e quan një ”kurth” të madh.

“Për fat të keq një vendim që ka qenë brilant, ka mundur të jetë armë e mirë për Kosovën në këtë betejë negociatore… Kostoja e heqjes së dinarit do të jetë pranimi i Asociacionit. Kjo është një kurth e madhe”, tha Hoxha.

“Tash po bisedojmë, besoj, është se do të bisedohet se si ky vendim të mos bie ndesh me hapa konkretë me atë që janë bërë lëshime në marrëveshjen e Brukselit, në marrëveshjen e Ohrit në planin për Asociacionin. Bashkësia Ndërkombëtare do të insistojë në këtë dhe ky do të jetë fundi i kësaj çështjeje”.

Ai thekson se nuk ka dyshim që takimi në Bruksel ka qenë në nivel politik.

“Për mua ideja se Bislimi nuk ka shkuar në takim është më shumë një konsum i brendshëm, kushdo që të jetë nga Kosova, diskutimi është thellësisht politik dhe nuk ka të bëjë me çështje teknike. Kjo qeveri do të dalë fitimtare sepse nuk ka kuptim që të mbetet dinari, por ajo fitore do ta ketë koston e vendimit me atë që do të bëjmë lëshime, me atë që kemi pranuar në Bruksel, e cila aktualisht është jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës. Çështja është teknike në momentin kur Serbia e pranon pikën e integritetit të institucioneve tona mbi territorin e Kosovës, të cilin nuk po e bën, të cilin po thotë se nuk e pranon”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika