Në Zyrën e Republikës së Kosovës në Beograd është mbajtur manifestimin për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga ambasadori Jetish Jashari.
Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga ambasadori Jetish Jashari”, njoftoi Kamberi.
Ai, në rrjetin e tij në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi gjatë manifestimit.