Qeveria e Kosovës, të martën e 27 shkurtit, ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën, ka miratuar disa rregullore për shërbyesit civilë.
Gjatë mbledhjes është miratuar kërkesa për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit, ku edhe janë renditur rregulloret e miratuara.
“Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar; Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë; Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil; Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil”, thuhet në njoftim.