Një person është gjetur pa shenja jete në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë, të enjten rreth orës 12:00, ku sipas informacioneve të para dyshohet se ka të bëjë me vetëvrasje.
Lajmin për Portali D e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, rreth 50 vjeç.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në një veturë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, rreth 50 vjeç”, ka thënë ai, për Portali D.
Tutje, Borovci tha se bazuar në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë ndër të tjera Borovci, për Portali D.