Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është projektuar të fitojë bindshëm zgjedhjet paraprake të demokratëve në Michigan që u mbajtën të martën, përkundër pakënaqësive të mëdha lidhur me qëndrimin e tij për luftën në Gaza.
Aktivistët në javët e fundit u kanë bërë thirrje demokratëve të votojnë “pa përcaktuar”, që i bie se ushtrojnë të drejtën e votës në parti, por të mos përcaktohen për kandidatët. Dhjetëra e mijëra vendosën ta bënin këtë.
Kjo tejkalon shumë pritje, ndonëse projeksionet e “CBS News” thonë se Bideni ka fituar 80 për qind të totalit të votave.
Biden ka falënderuar qytetarët e Michiganit “që kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet sot”, por nuk ka folur për fushatën që është bërë kundër tij, derisa ka përgëzuar arritjet e administratës shtetërore.
ShBA-ja është aleate e Izraelite, dhe po ofron miliarda dollarë ndihmë ushtarake.
Qëndrimi i SHBA-së ka zemëruar shumë, përfshirë edhe ata në partinë e Bidenit, të cilët kërkojnë që presidenti të mbajë qëndrim më të fortë kundër fushatës ushtarake të Izraelit, raporton BBC.
Trump ndërkohë është projektuar të fitojë zgjedhjet paraprake republikane në Michigan që u mbajtën të martën. Ai e quajti “ditë të madhe”. “Do të fitojmë bindshëm”, u shpreh Trump.
Rezultatet e deritashme nga parapraket, që partitë politike në ShBA i përdorin për të zgjedhur kandidatët për presidentë po dërgojnë tek një përballje e re Biden – Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Kujtojmë që Bideni kishte mposhtur Trump-in në zgjedhjet e vitit 2020.