Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Ukrainës që përforcon dhe promovon miqësinë mes dy vendeve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Tiranë për samitin në të cilin do të marrin pjesë disa liderë të Evropës juglindore.
Kjo është vizita e tij e parë në Tiranë, pak ditë pasi Ukraina shënoi dyvjetorin e nisjes së agresionit rus.
Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024)
09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga kryeministri Rama në Kryeministri.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Zelensky.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
11.30 – Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat
13.30 – Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Shqipëri.
Lexo më shumë: Presidenti ukrainas Zelensky arrin në Shqipëri
Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Në Rinas të pranishëm ishin edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.