Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në Samitin për Ukrainën në Tiranë ka deklaruar se është e rëndësishme që presidenti ukrainas, Vladimir Putin dhe regjimi tij të humbasë.
Zelensky falënderoi Shqipërinë për mbështetjen.
“Falënderoj Ramën për mbështetjen tuaj personale dhe kombëtare për Ukrainën si ushtarake, ashtu edhe humanitare, por edhe politike. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Evropën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën dhe dëshiron të bëjë është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë dhe regjimi i tij të humbasë sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Vizioni ynë për Evropën bazohet te parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme në të”, tha Zelensky.
Zelensky ftoi liderët e Ballkanit Perëndimor për organizimin e një forumi të përbashkët të sigurisë mes Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, por dhe për një forum për mbrojtjen.
“Ne shikojmë probleme në ofertën sa i takon municioneve. Jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë tonë do t’i prezantojë të gjithë detajet. Ne propozojmë të organizohet forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo në një nga kryeqytetet tuaja” tha Zelensky.
Zelensky shtoi se “çdo komb mund t’ia dalë përmes bashkëpunimit mes vendeve. Ne propozojmë që këto përpjekje tonat të gërshetohen dhe të fuqizohen”.
Ndërsa, gjithë përpjekjen e sotme e quajti një rrugë përcaktuese për fatin e gjithë bashkësisë evropiane.
E gjtihë rruga, që brezat e ardhshëm do të ndjekin, përcaktohet sot sipas Zelenskyt, dhe regjimi i Putinit nuk mund të lejohet të fitojë, ndaj ai duhet të humbasë.
Ndryshe, në samitin në Tiranë liderët do të diskutojnë për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen e Kievit në luftën e tij kundër pushtimit rus.
Samiti po mbahet me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe në të po merr pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Në samit po marrin pjesë edhe udhëheqës të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po merr pjesë në samit, tha se në të do të flasë për hapat konkretë që po ndërmerrë shteti për të mbështetur Ukrainën.
Ajo u pyet se nëse do të kërkojë nga presidenti Zelensky që të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për liri”, tha Osmani.
“Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, shtoi ajo.