Familarët e viktimës që vdiq si pasojë e një aksidenti me fatalitet në Prishtinë, ia kanë falur gjakun familjes që shkaktoi aksidentin.
Këtë, familja e viktimës e ka bërë gjatë ceremonisë së varrimit, mes lotësh dhe emocioneve të shumta.
Kujtojmë që dy ditë më parë, të hënën e 26 shkurtit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident me fatalitet ku vdiq një person.
Vetura që shkaktoi vdekjen e viktimës, fillimisht kishte goditur semaforin, e më pas tashmë të ndjerin.
Ditë më parë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje për Dukagjinin, kishte thënë se Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për rastin.
Lexo më shumë: Prokuroria nis hetimet për aksidentin me fatalitet në Prishtinë
Ulaj ka thënë se hetimet po kryhen në bashkëpunim me policinë dhe kanë dërguar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.