Kriptovaluta Bitcoin vazhdoi rritjen e saj të mërkurën, duke arritur vlerën e mbi 60 mijë dollarëve për herë të parë që nga nëntori 2021.
Sipas Coin Metrics, çmimi ishte për herë të fundit më i lartë me 6 për qind në 60,391,10 dollarë.
Më parë, ajo u rrit deri në 60,734.42 dollarë. Vlera më e madhe që ka arritur kjo valutë ndonjëherë është 68,982.20 dollarë.
Bitcoin është rritur me më shumë se 18% vetëm këtë javë, pas një pauze njëjavore të rritjes së këtij viti. Tani, ajo është rritur më shumë se 40 për qind për vitin 2024.
Investitorët presin që të vendosë një rekord të ri këtë vit.