“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës!”.
Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas samitit për Ukrainën që u mbajt sot në Tiranë.
Presidentja e vendit theksoi se fitorja e Ukrainës “është fitore ndaj atyre që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të rikthejnë mendësinë e dhunës e shkatërrimit!’.
Kosova, sipas saj, “do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”.