Hyseni: Rregullorja për dinarin e shton sundimin e ligjit në veri

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka thënë se rregullorja e BQK-së për dinarin serb, e shton sundimin e ligjit në veri.

Sipas tij, kjo rregullore është ligjërisht e implementueshme.

“Është një nga vendimet që e ka një lloj mekanizmi shtesë të sigurisë për të vazhduar sundimin e ligjit, sidomos në veri. Rregullorja nuk nxjerr diçka të re që nuk është ligjërisht e implementueshme”, tha ai.

I pyetur se a ka pasur koordinim qeveria me aleatët ndërkombëtarë, Hyseni tha se nuk është i informuar saktë për këtë çështje.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është që përmes dinarit t’i kontrollojë serbët lokalë të Kosovës.

“Vendimi për dinarin nuk paraqet risi. Janë folur rreth 800 milionë euro në Kosovës, që kanë qenë mjet i kontrollit dhe i pushtetit të Beogradit brenda Kosovës. Qëllimi final i ndalimit të dinarit duhet të jetë ky”, tha ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika