Osmani për ish-presidentin Nishani: Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë

Me rastin e ceremonisë mortore të ish-presidentit Bujar Nishani, Osmani ka thënë se ai ka qenë simbol i një atdhetari të përkushtuar

Presidentja Vjosa Osmani, ne homazhe për ish-presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani, i cili ka ndërruar jetë më 28 maj.

Me këtë rast ajo e ka vlerësuar lart figurën e tij, duke thënë se ai ishte simbol i një atdhetari të përkushtuar.

Osmani tha se ish-presidenti Nishani, ishte përkujdesur edhe për Kosovën.

May be an image of 13 people and people standing

“Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar. Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore”, thuhet në postimin e presidentes Osmani.

Në fund, presidentja e Osmani, shtoi se “Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë”.

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën e 28 majit në një spital gjerman, ku edhe po trajtohej për sëmundjen e tij.

Më 24 korrik 2012, Nishani ishte betuar në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës, ndërsa mandatin e tij e kishte përmbyllur më 24 korrik 2017.

Ndryshe, Nishani ishte presidenti i pestë i Shqipërisë pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, i cili karrierën e tij e kishte filluar më 1991 duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike.

Në vitin 2001, ishte Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën.

Në vitin 2003, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës nga lista e Partisë Demokratike.

Bujar Nishani, ish president i Shqipërisë

Në vitin 2005, ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani ishte zgjedhur deputet në zonën elektorale 34 në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga marsi 2007 deri në shtator 2009 ai mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm.

Ndërsa nga shtatori 2009 deri në prill të vitit 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë, për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika