instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se sot ajri në Prishtinë nuk është i shëndetshëm dhe u bën thirrje personave të ndjeshëm të kenë kujdes.
IKShPK-ja i njofton ata që:
-Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat;
-Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat;
-Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit, që të zvogëlohen emetimet;
-Të mos digjet vaj i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunj të lagësht për ngrohje;
-Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë;
-Personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre, të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall;
-Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet pirja e duhanit brenda hapësirave të mbyllura;
-Të bëhet izolimi termik (për aq sa është e mundur) i shtëpive në zonat urbane.