Osmani: Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkan, në Kosovë s’ka ndikim rus

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit turk, Recep Taip Erdogan, është duke marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit Diplomatik në Antalya.

Në fjalën e saj Osmani foli edhe për rreziqet që i kanosen Ballkanit Perëndimor, duke përmendur kështu edhe Serbinë, të cilën e quajti “dorë e zgjatur e Serbisë”.

Osmani theksoi se brenda Kosovës nuk ka fare ndikim rus e që, sipas saj, kjo e ka ndihmuar shtetin ta luftojë propagandën e Rusisë.

“Është një problem që nuk e kemi, nuk kemi përkrahës të Rusisë, asnjë fare, përtej që jemi fqinj me Serbinë, që, fatkeqësisht, është bërë dorë e zgjatur  e Rusisë në përpjekje për ta destabilizuar rajonin. Nuk mund të gjejmë ndikim rus brenda Kosovës, kjo na ka ndikuar në luftën kundër propagandës ruse, që është e stërmadhe në rajonin tonë”, tha ajo.

Rusia, sipas presidentes Osmani, vazhdimisht përpiqet të gjejë mundësi që ta zgjerojë konfliktin e saj që e ka filluar në Ukrainë.

“Historikisht, Rusia është përpjekur të gjejë terrene të pjellshme që të zgjeronin konflikte, e kanë parë Ballkanin si tokë pjellore për konflikt. Kemi pasur krizë në rajon, sepse interesi rus ka qenë ta kthejë rajonin tonë në vitet e 90-ta kur ka pasur luftëra”, tha ajo.

“Me ndihmën e partnerëve kemi arritur ta ruajmë paqen për të cilën është luftuar shumë. Për çdo ditë që kalon, kjo u konfirmua edhe nga Zelensky, Rusia po e sheh Ballkanin si front të ri për ta sulmuar Perëndimin”, vijoi ai.

Presidentja Osmani tutje tha se lufta në Ukrainë ndikon edhe përtej saj, derisa shtoi se nëse Rusia ka sukses, nuk do të ndalet vetëm në Ukrainë, por do ta zgjerojë luftën e saj.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika