Ahmeti: Krimi në Kosovë bëhet më shumë me euro se me dinarë

Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për çështjen e ndalimit të dinarit serb.

Ai tha se qeveria e ka paraqitur në publik se ka problem me dinarin e që, sipas tij, nuk qëndron. Ai ka theksuar se problemi i qeverisë mund të jetë me pagesat joformale, por jo me dinarin në veçanti.

Ahmeti theksoi se në Kosovë më shumë bëhet krim me valutën e euros sesa me dinarin serb.

“Po e ndalim edhe euron, më së shumti bëhet krim në Kosovë me euro dhe jo me dinarë. Raodiçiqi s’ka punu me dinarë, sepse ka ble sene që s’mundet me i ble me dinarë. Sa droga shihet në Kosovë, do me ndalë drogën e ndal euron? S’ka kuptim, sepse ajo është mjet i pagesës i këmbimit. Cili është argumenti i dytë, s’pe dimë sa para hyjnë në Kosovë, hajde e ndalim edhe krypton edhe këto tjera, 3 apo 400 milionë euro s’e dimë si hyjnë në Kosovë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika