Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin britanik për Evropë, Leo Docherty në kuadër të Forumit Diplomatik.
Kjo është bërë e ditur nga Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.
Sipas njoftimit të Gërvallës, ata kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndryshe, Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars.
On the sidelines of the Antalya Diplomacy Forum, met with the Minister for Europe of the UK, @LeoDochertyUK. We discussed the strong cooperation between 🇽🇰 and the 🇬🇧, and thanked him for UK’s steadfast commitment and support for Kosova’s Euro-Atlantic path. pic.twitter.com/Yt7CHSYbIx
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 1, 2024