Mbi 100 persona të arrestuar për pjesëmarrje në homazhet për Navalnyn

Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t'i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny

Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është varrosur më 1 mars në Moskë, pas vdekjes së tij të dyshimtë më 16 shkurt në një burg në Arktik.

Navalny është varrosur në varrezat afër shtëpisë ku është rritur në Moskë, teksa dhjetëra mijëra mbështetës kanë rrezikuar që të përballen me autoritetet dhe kanë shkuar për ta nderuar jashtë kishës ku është mbajtur ceremonia lamtumirëse.

Familjarët dhe ndihmësit e ngushtë janë lejuar të jenë brenda në kishë, para se ai të varrosej.

Forcat policore kanë qenë në çdo cep të rrugëve të Rusisë, dhe ndonëse nuk ka pasur raportime për incidente, më shumë se 120 persona janë ndaluar më vonë në Moskë, Shën Petersburg, Novisibirsk, Jetakerinburg dhe qytete tjera, pse kanë marrë pjesë në organizimet për të kujtuar Navalnyn.

Organizata për të drejta të njeriut First Department, ka raportuar se nëpër gjykatat në katër rajonet ruse, emri i Navalnyt është konsideruar “simbol ekstremist”.

Në rrjetet sociale kanë qarkullaur fotografi të ceremonisë së zhvilluar në kishë, ndonëse aty janë ndaluar kamerat.

Në to janë parë prindërit e Navalnyt afër trupit të tij, të hapur deri në kraharor, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund ta shohin për herë të fundit.

Shumë njerëz kanë vënë lule në makinën që e ka bartur trupin e tij dhe disa janë dëgjuar duke bëtitur ‘jo luftës’, ‘Putini është vrasës’ dhe ‘nuk do të të harrojmë’.

Në ceremoninë në kishë kanë marrë pjesë edhe shumë diplomatë perëndimorë që janë të angazhuar në Moskë.

“Puna e Aleksei Navalnyt e ka shpërfaqur një vizion të një ardhmeje më të mirë për Rusinë dhe gjithë rusët. Në fund, ai e ka dhënë jetën për shërbimin patriotik. Për shumë rusë, ai është simbol i asaj që mundet dhe duhet të jetë Rusia”, ka thënë Ambasada amerikane në Moskë, përmes një postimi në Telegram.

E veja e Navalnyt, Yulia, e cila jeton jashtë Rusisë, për arsye të sigurisë, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Mirëpo më vonë, ajo e ka publikuar një video shumë emocionuese, duke kujtuar momentet më të mira me burrin e saj.

“Nuk e di si të jetoj pa ty, por do të tentoj të bëj më të mirën për të të bërë të lumtur dhe krenar për mua. Nuk e di a do të mundem, por do të tentoj”, ka thënë ajo, duke aluduar se do të vazhdojë vizionin e tij për demokraci dhe liri në Rusi.

Para ceremonisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka lëshuar një paralajmërim që organizimet e paligjshme në mbështetje të Navalnyt, konsiderohen shkelje e ligjit.

Ai, po ashtu, ka thënë se Kremlini nuk e konsideron Navalnyn si politikan dhe nuk ka çfarë të thotë për familjen e tij.

Gruaja e Navalnyt e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin se qëndron mbrapa vdekjes së burrit të saj.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe disa liderë të Perëndimit, ndonëse Kremlini hedh poshtë vazhdimisht këto qëndrime.

Navalny ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim prej 19 vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika