Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, të shtunën e dy marsit.
Kështu bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka theksuar se në aksident janë përfshirë tri automjete.
Sipas saj, njësia rajonale e trafikut është duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.