A ka fuqi Parlamenti Evropian të ndikojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës?

Rezoluta e miratuar e Parlamentit Evropian këtë javë për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet pozitivisht në vendin tonë. Mirëpo, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se ajo nuk ka ndikim direkt në këtë proces

Vendosja e kryetarëve shqiptarë nëpër komunat me shumicë serbe me ndihmën e Policisë që pasoi me protesta të dhunshme, Kosovës ia solli “shuplakat” më të mëdha nga aleatët

Fillimisht FSK-ja u përjashtuar nga ushtrimet ndërkombëtare ushtarake “Defender 2023”. Pastaj u bllokuan fonde e pezulluan në një masë ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga BE-ja

Por, heqjen e këtyre sanksioneve e kërkoi të enjten Parlamenti Evropian. Organi legjislativ i BE-së këtë e bëri përmes miratimit të një rezolute.

Megjithatë, ajo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk ka ndikim direkt për largimin e sanksioneve

“Në mënyrë direkte nuk ka ndonjë rrezatim për Kosovën por në kuptimin indirekt ka një ndikim shumë të madh për faktin që të gjitha institucionet e BE-së qoftë Komisioni Evropian apo edhe të tjerat kur ta marrin vendimin apo do të ulen në tavolinë për të biseduar rreth heqjes së sanksioneve merren parasyshë edhe rezulutat e Parlamentit Evropian”, tha Arbnor Sadiku, analist.

Këtë rezulutë ndonëse jovendimtare për sanksionet, Fidan Ukaj e konsideron mjaftë të rëndësishme.

“Ky zë i qytetarëve të Bashkimit Evropian përmes deputetëve në Parlamentin Evropian është zë i fuqishëm në adresë të institucioneve tjera dhe mendoj që institucionet vendimmarrëse duhet ta marrin seriozisht dhe si zë i këtyre qytetarëve të jetë prioritet i tyre që sanksionet e vendosura ndaj Kosovës të largohen e ato fonde shumë të rëndësishme të vazhdojnë të ndahen”, tha Fidan Ukaj, analist.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani konfirmoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është përcaktuese për heqjen e sanksioneve të BE-së.

Rezoluta e Parlamentit Evropian gjithashtu fton Kosovën dhe Serbinë të angazhohen në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika