Nga 1 janari 2023, Kroacia vendos euron si valutë

Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur kriteret për vendosjen e euros nga një janari 2023, kështu që vitin e ardhshëm ajo do të jetë pjesë e eurozonës

Kroacia do të jetë vendi i 20-të nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian(BE) që do të jetë pjesë e eurozonës dhe do ta ketë euron si valutë të saj, kështu kanë bërë të ditur Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian përmes një njoftimi në Facebook, ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur kriteret për vendosjen e euros nga një janari i vitit 2023.

“Sipas raportit tonë të Konvergjencës, Kroacia përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës dhe legjislacioni i saj është plotësisht në përputhje me kërkesat e traktateve tona”, thuhet në njoftimin e KE.

Më tutje, thuhet se valuta euro do të forcojë ekonominë kroate dhe do të sjellë përfitime për qytetarët e saj, bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi.

Ndryshe, pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për anëtarësimin e Kroacisë në eurozon, duhet të bien dakord edhe krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

Por, pas vlerësimit të qartë të Komisionit të BE-së nuk pritet vështirësi, pasi Kroacia ka plotësuar kriteret e konvergjencës, dhe vendosja e euros mbetet vetëm një formalitet.

Ministrat e Financave të BE-së pritet të vendosin rreth korrikut për kursin e këmbimit, në të cilin monedha kroate kuna, do të konvertohet në euro më 1 janar 2023.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika