Trajtimi për fibrozën cistike, kosovarët shpërngulen jashtë vendit për medikamentin e kushtueshëm

Nga pamundësia për të siguruar një medikament që ka filluar të aplikohet viteve të fundit për pacientë me fibrozë cististike, disa prindër me fëmijet e tyre janë zhvendosur e kanë kërkuar azil në shtetin e Francës. Produktin, që kushton mbi 200 mijë euro për një vit, atje po e marrin falas. SHSKUK, në anën tjetër përmend se kostoja totale për të iu ofruar “Trifaktën” për të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, do të merrte gjysmën e buxhetit të paraparë për Listën Esenciale

Djalin e diagnostifikuar me fibrozë cistike e kishin dërguar disa herë reparteve të QKUK-së, por në gjendjen e të njëjtit, nuk vihej re përmisim.

Mungesa e tretmanit mjekësor, sigurimi i barnave nga jashtë vendit e kostot që vazhdimisht rriteshin e që nuk jepnin rezultat bën që shumë prindër të kërkonin zgjidhje jashtë vendit.

Dy prej tyre, të njohur për redaksinë, kanë deklaruar për Dukagjinin se terapia që fëmiju i tyre pranonte në Kosovë ishte e padobishme.

“Përderisa djali ynë ishte i hospitalizuar në QKUK, të gjitha shpenzimet për terapinë e cila nuk ishte as bazikja në Kosovë, i kemi paguar nga xhepi ynë pa ndihmën e shtetit. Antibiotikë e vitamina të cilët ishin shumë të rëndësishëm për të cilët antibiotikë, s’kishin aspak efekt megjithëse djali ynë i ka marrë për dy muaj është trajtuar me ata antibiotikë. Por në fund, gjendja vetëm sa shkonte duke iu përkeqësuar edhe më tutje”, tha prindi i fëmijut me fibrozë cistike.

Të dëshpëruar për një trajtim që do i jepte jetë normale fëmijës, të njëjtit filluan të kërkonin mundësi të tjera.

“Pas kërkimeve në internet, kemi pa që Franca është shtet i cili për azilkërkuesit ofron sigurim shëndetësor dhe i mbulon të gjitha sigurimi shëndetësor të gjitha shpenzimet sidomos për sëmundjet e rralla gjenetike siç është fibroza cistike. Prandaj edhe kemi vendosur që të vijmë në Francë”, tha prindi i fëmijut me fibrozë cistike.

E dallimet e trajtimeve, ata thonë se i vënë re çdo ditë.

“Në Kosovë ishte i hospitalizuar për rreth dy muaj dhe për dy muaj nuk kishte shtuar fare peshë. Përkundrazi, kishte humbur peshë, kollitej non-stop dhe kishte tëvjellura çdo ditë. Ndërsa këtu në Francë kur kemi ardhur ka qëndruar një muaj në spital deri sa është stabilizuar dhe tani nuk kollitet fare dhe i ka shtuar 3 kilogram. Vizitat tek mjeku i ka njëherë në muaj, thene shkurt jeton si nje femije normal pa semundje.
Trifakta, terapia që është duke u përdorur në këtë rast nga djali i qiftit që ka shkuar në Francë, ka një kosto që shkon në 20 mijë euro në muaj, përfshirë këtu edhe terapitë fizikale”, tha prindi i fëmijut me fibrozë cistike.

ShSKUK, thonë se përmes rishikimit të Listë Esenciale, kanë siguruar një sërë terapishë të nevojshme për pacientët me fibrozë cistike, por “Trikafkta” mbetet e papërballueshme.

“Çmimi aktual i këtij produkti është mbi 200 mijë euro për një pacientë, për 1 vit. Aktualisht, në listë me këtë sëmundje në Kosovë, janë 122 pacientë. Kostoja totale për këtë produkt të sapodalë do ishte sa gjysma e buxhetit për krejt Listën Esencial që ka Republika e Kosovës, pra mbi 20 milionë euro. Lista e plotë për të gjitha sëmundjet dhe të gjithë popullatën tonë është rreth 60 milionë euro. Duhet të jetë e qartë se aktualisht pacientët tanë me fibrozë cistike janë të mbuluar me terapi që ia mbron jetën e shëndetin.
Trikafta, sipas tyre, nuk është mangësi në terapinë që aplikohet në SHSKUK, por shtesë për atë që konsiderohet si terapia bazë”, thonë nga ShSKUK.

Edhe Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim për televizionin, kanë treguar se pse nuk e kanë përfshirë Trikaftën në listën e barnave esenciale.

“Sipas autoriteteve rregullatore të shteteve të zhvilluara të Evropës Perëndimore ky produkt nuk është kosto-efektiv, prandaj nuk rekomandohet për tu mbuluar me buxhetin e ndarë për institucionet shëndetësore”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Institucionet shëndetësore kanë paralajmëruar takime me familjarët e pacientëve, por edhe tentimet për të siguruar donacione që do të shkonin në ndihmën e pacientëve me fibrozë cistike.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika