Një therje me thikë ka ndodhur të shtunën e dy marsit në Viti.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se vëllai ka therur me thikë vëllain e tij rreth orës 13:50.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia, rastin e ka cilësuar si “dhunë në familje”.
“Viti / 02.03.2024 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.