Stuhi të mëdha bore godasin perëndimin e SHBA-së

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e skijimit dhe i ka lënë mijëra njerëz pa rrymë nëpër shtëpitë e tyre.

Stuhitë e kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur deri në 305 kilometra në orë.

Njerëzit janë paralajmëruar për “rrezik të madh prej ndonjë orteku”.

Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.

Ndërkohë, në disa pjesë tjera të SHBA-së, vendet si Teksasi po përballen me ekstremin tjetër – zjarret pyjore./REL

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika