Osmani: Bullgaria, partner i rëndësishëm i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun bullgar, Rumen Radev me rastin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun bullgar, Rumen Radev me rastin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.

Ajo ka thënë se Bullgaria është parter i rëndësishëm i Kosovës dhe se është e lumtur që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve po rritet.

“Urime të përzemërta presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, dhe popullit të Bullgarisë teksa ju festoni ditën tuaj kombëtare. Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika