(VIDEO) Tentim grabitje në Prishtinë, i dyshuari arrestohet në flagrancë

Një person është arrestuar nga Policia pasi ka tentuar të kryejë një grabitje në një barnatore në Prishtinë. Autoritetet kanë konfirmuar për Dukagjinin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa, pamjet e siguruara nga Dukagjini tregojnë momentin e kapjes në flagrancë të personit të dyshuar

Të hënën një person ka tentuar të kryejë një grabitje në një barnatore në Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihet se i dyshuari është vënë në pranga nga policia.

Po ashtu, policia ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke thënë se personi i dyshuar tashmë është arrestuar në një barnatore në Ulpianë.

“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë.  Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ndaj tij, sipas policisë, kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

I dyshuari nga ana e Policisë thuhet se ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika