Konjufca: Qeveria mund ta propozojë një darft-statut të Asociacionit

Konjufca tha se drafti i BE-së nuk duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim. Ai tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin mund të bëhet kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufaca.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,  ka thënë se Qeveria e Kosovës mund ta propozojë një draft të saj të statutit të Asociacionit në një kohë të caktuar dhe i njëjti mund të marr pjesë nga drafti i propozuar nga BE-ja.

Konjufca tha se drafti i BE-së nuk duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim. Ai tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin mund të bëhet kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit.

“Qeveria në momentin që do t’i vjen koha do ta propozojë vet një draft dhe do të marr pjesë edhe nga ky draft, pra nuk është refuzim, jo nuk mendoj se një draft i tillë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas marrëveshjes së 2013 kjo çështje është komplet e brendshme e Kosovës edhe vet Lajçak tha se nuk është fare çështje negociatash ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është vetëm një obligim ndërkombëtar që do të thotë të zbatohet kur t’i vijë koha në këtë rast sipas qeverisë kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. Jo, e ka pranu do të thotë e ka marrë në dorë, por jo me zbatu i vjen që e kemi pranu e kemi marrë, na e kanë sjellë”, tha Konjufca./RTV21

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika