Hajnin e kapin në Flagrancë, grabitja në barnatore i mbetet në tentativë

Një person është arrestuar në kryeqytet, pasi i njëjti u kap në flagrancë duke grabitur një barnatore. Dëshmitarët kanë treguar se i njëjti nuk ka arritur të marr asgjë, pasi që kanë arritur që të njëjtit të ia mbyllin derën, derisa kanë mbërritur zyrtarët policor

Prangat ishin të vetmet gjëra që i pati në duar, derisa e nxorrën nga barnatorja.

Por nga aty, një person i dyshuar që u arrestua nga policia mëngjesin e së hënës, kishte shpresuar të dalë me më shumë, pasi kishte synuar grabitjen e saj.

Për rastin që ka ndodhur në lagjen Ulpiana të kryeqytetit, dëshmitarët i kanë thënë televizionit se pasi ai ka hyrë brenda në lokal, ia kanë mbyllur derën deri në mbërritjen e zyrtarëve policor.

Dhe këta të fundit, pasi kanë mbërritur e kanë arrestuar dhe shoqëruar për në stacion.

Pronarët e banatores, nuk kanë dashur të flasin për rastin, duke ua lënë atë institucioneve.

Se i njëjti ishte kapur në flagrancë e konfirmon edhe policia.

“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë.  Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, thonë nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se ishte i përfshirë edhe në disa raste të natyrës së njëjtë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika