Hoxha: Perëndimi të ketë qëndrim më agresiv ndaj Serbisë dhe gjuhë të shpërblimit për Kosovën

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se situata në të cilën gjendet sot vendi do të duhej të përkthehej në një qëndrim shumë më agresiv të perëndimit ndaj Serbisë dhe do të duhej të kishte një gjuhë të shpërblimit për Kosovën

Analisti, Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se situata në të cilën gjendet sot vendi do të duhej të përkthehej në një qëndrim shumë më agresiv të perëndimit ndaj Serbisë.

Sipas tij, Perëndimi do të duhej të kishte një gjuhë të shpërblimit për Kosovën.

Kjo sepse, sipas tij, Kosova nuk e ka pasur progresin, të cilin, siç thotë Hoxha, e ka merituar ta ketë.

“Situata në të cilën jemi sot do të duhej të përkthehej në një qëndrim shumë më agresiv të perëndimit karshi Serbisë, me një gjuhë të shpërblimit për Kosovën. Kosova nuk ka pasur progresin të cilin e ka merituar ta ketë”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të premten se Bashkimi Evropian (BE) “nuk ka kompetencë” për t’i propozuar Kosovës një draft-statut për formimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, megjithëse pala kosovare e kanë pranuar një të tillë në parim tashmë, nën ndërmjetësimin e bllokut.

Lidhur me deklaratën e Konjufcës, Hoxha ka thënë se kryetari i Kuvendit po tenton ta reduktojë obligimin e Kosovës.

“Deklarata e Konjufcës bie brenda një konteksti krejt të ri. Ai tenton ta reduktojë obligimin e Kosovës në diçka që është më pak se ajo marrëveshje… në këto javë do të jemi shumë më shumë brenda presionit. Glauku po mundohet që të mos e humbasë kjo elitë politike legjitimitetin qysh e kanë humbur krejt. Elita është ajo që është në udhëheqje të vendit”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika