Hoxhaj: Serbia ka për qëllim t’i shndërrojë komunat në veri në pikën më të tensionuar në Evropë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në konferencën e organizuar Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë, në të cilën foli për diplomacinë e mbrojtjes, me fokus mbi sfidat e sigurisë rajonale në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë, në të cilën, foli për diplomacinë e mbrojtjes, me fokus mbi sfidat e sigurisë rajonale në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka ndarë një pjesë të mendimit të tij lidhur me këto çështje që e dha në konferencë.

“Sot kemi hyrë përfundimisht në një kohë kur mendimet tona formësohen nga lufta, paqja dhe siguria si asnjëherë më parë! Nëse lufta në Ukrainë para dy vitesh dhe lufta në Gaza vitin e kaluar, ndikuan mbi përceptimin tonë, këtë vit ndonjë agresion rus ndaj Moldavisë edhe më shumë do ta mbajë gjallë temën e luftës në mendjen tonë! Kërcënimet në Evropën Lindore mund të barten shpesh në Ballkan, por kërcënimet e sigurisë së Kosovës e kanë burimin në Serbi, me mbështetje gjeopolitike të Rusisë”.

“Këtu dua t’i përmendi tri shqetësime që kanë të bëjnë me Kosovën dhe vetë rajonin! Së pari, dhuna në veri, akti i agresionit në Banjskë dhe situata e tanishme tregojnë që Serbia ka për qëllim të shndërrojë komunat në veri të Kosovës në pikën më nervlagjike, më të tensionuar të sigurisë në Evropë, jashtë Ukrainës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së tha se e sheh kyçe në veri të vendit rikthimin e procesit politik me zgjedhje, me pjesëmarrje të komunitetit serb në institucionet e policisë, sundimit të ligjit dhe gjyqësisë.

“Sot, është një vakum institucional, qoftë në raport të popullatës serbe me komunat në veri dhe vakum institucional të raportit të serbëve lokalë me qeverinë dhe institucionet qendrore!”, ka shkruar tutje.

“Së dyti, dialogun me Serbinë e shoh të rëndësishëm jo vetëm për normalizim të raporteve ndërshtetërore, por edhe për sigurinë rajonale, e cila mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje jobazike, por gjithëpërfshirëse, me njohje të ndërsjellë si marrëveshje finale! Së treti, duhet patjetër të përmbyllet shtetndërtimi i Kosovës dhe pa ndodhur kjo, si parakusht bazë i sigurisë, prioriteti më i lartë i Kosovës dhe partnerëve tanë duhet të jetë anëtarësimi në NATO”, u shpreh Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika