Burimet e TV Dukagjinit bëjnë të ditur për dyshime të të shtënave me armë në Prishtinë, mbrëmjen e së hënës.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në lagjen e “Muhaxherëve”.
Në fotografitë e siguruara nga TV Dukagjini shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.
Megjithatë, deri në momentin e publikimit të artikullit, Policia e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje lidhur me rastin.
Të shtënat dyshohet se ndërlidhen me rastin e ndodhur paraditen e kësaj të hëne.