Ferdinand Dimo, gjenerali i Forcës Ajrore, ka bërë të ditur se për bazën ajrorë në Kuçovë, është investuar 50 milionë euro nga NATO-ja dhe 5 milionë të tjera nga Shqipëria.
Sipas Dimos, baza taktike e NATO-s siguron të gjithë parametrat për akomodimin e të gjitha mjeteve fluturuese që ka aleanca.
“Baza taktike e NATO-s në Kuçovë është bazë shqiptare, por duke filluar nga dita e sotme klasifikohet si bazë taktike e NATO-s. Autoriteti i Komandim-Drejtimit i bazës taktike të NATO-s, do të jetë komandanti i Forcës Ajrore në kohë paqeje, sepse të gjitha zhvillimet për sa u përket kapaciteteve logjistike do të jenë nën mbikëqyrjen dhe monitorimin e Forcave Ajrore Shqiptare,” ka thënë Dimo për TvKlan.
Ndërkaq, deri më tani, sipas gjeneralit, në bazën ajrore në Kuçovë është realizuar 50 milionë euro investim nga fondet e përbashkëta të NATO-s dhe më shumë se 5 milionë euro nga qeveria shqiptare.