Gjermania vlerëson angazhimin e Malit të Zi ndaj reformave evropiane

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Bearbock, ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka treguar se është e përkushtuar për të punuar drejt reformave që do ta sjellin atë në BE

Annalena Bearbock, në një konferencë për media me homologun malazez Filip Ivanoviç të hënën në Podgoricë. Foto: VoA

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Bearbock, në një konferencë për media me homologun malazez, Filip Ivanoviç ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka treguar qartë se është e përkushtuar për të punuar drejt reformave që do ta sjellin atë në Bashkimin Evropian (BE).

Qeveria po bën një punë të shkëlqyer për zgjidhjen e çështjeve të hapura në fushën e drejtësisë. Zbatimi i reformave kërkon aftësi udhëheqëse dhe tani ka vetëm një rrugë për qeverinë, që është rruga drejt BE-së. Kushtet e përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 duhet të arrihet deri në verën e këtij viti”, ka thënë Baerbock.

Ajo ka thënë se zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri, veçanërisht pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Në procesin e anëtarësimit në BE, Mali i Zi i ka vendosur vetes synime shumë të mëdha. Por krah për krah ne po shkojmë drejt Bashkimit Evropian“, ka thënë Baerbock.

Duke folur për ndikimet ruse në rajon, Baerbock u shpreh se ka nga ata që duan të dobësojnë shtetet demokratike.

Një nga shtyllat e rëndësishme në kohë të vështira është forcimi i sigurisë juridike. Sigurimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE dhe për ne është e rëndësishme që Mali i Zi t’i ketë të dyja këto sigurime. Ne po punojmë intensivisht dhe po e forcojmë atë rrugë”, ka shtuar ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Filip Ivanoviç shprehu vullnetin e fortë drejt integrimit evropian.

Ne besojmë se procesi i zgjerimit është real dhe i realizueshëm dhe për këtë kemi vendosur që të gjitha kapacitetet tona t’i vëmë në shërbim të integrimit evropian të Malit të Zi. Ky është qëllimi ynë kryesor“, ka thënë ministri Ivanoviç.

Ivanoviç ka theksuar se vizita e ministres gjermane vjen në momentin e “reformave të mëdha” të Malit të Zi në rrugën e tij evropiane. /VoA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika