Hoti: Epopeja e UÇK-së, moment lavdie e përkulje për të rënët

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Epopeja e UÇK-së është moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë, i integruar në BE e NATO

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, për 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se ky është një moment lavdie e përkulje për të rënët, moment inspirimi për të ardhmen tonë si shtet i lirë e i pavarur, i integruar në BE e NATO, e në fqinjësi të ngushtë me ShBA-në.

Hoti ka thënë se çdo fillim marsi, ditët e Epopesë së UÇK-së na përkujtojnë rëndësinë e lirisë që e gëzojmë.

“Frymëzuesi i lëvizjeve për të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën, Mahatma Gandhi thotë: “Një grup i vogël i shpirtrave të vendosur, të pushtuar nga një besim i pashuar në misionin e tyre, mund të ndryshojë rrjedhën e historisë””, ka thënë Hoti.

Deputeti është shprehur se për popullin tonë, vendosmëria dhe sakrifica e familjes Jashari u shndërruan në forcën që ndryshoi rrjedhën e historisë dhe se, sipas tij, familja Jashari u kthye në simbolin e sakrificës për liri, e cila u bë pjesë e historisë botërore të sakrificës së popujve për liri.

“Çdo përvjetor i Epopesë së UÇK-së duhet të na shtojë përgjegjësinë në detyrat që kemi, pavarësisht dallimeve. Vetëm kështu mund ta kemi ndërgjegjen të qetë se jemi duke nderuar të rënët për lirinë që e gëzojmë sot e përjetë”, ka shkruar ai.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot pritet të mbahet manifestimi qendror i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në nderim dhe kujtim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika