Kombëtarja e Kosovës starton me fitore edicionin e tretë të Ligës së Kombëve. Të enjten e 2 qershorit në Larnaca, përfaqësuesja e Kosovës në futboll fitoi 2:0 ndaj qipriotëve.
Pjesa e parë u ka takuar vendasve, pasi krijuan më shumë raste shënimi dhe u treguan më të rrezikshëm.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Valon Berisha në minutën e 65-të, me një goditje të shkëlqyer nga distanca, e cila u asitua nga Vedat Muriqi.
Lojtarët e Kosovës nuk u ndalën, ndërkohë që nuk u testuan asnjëherë në mbrojtje.
Ndërkaq, golin e dytë për Kosovën e shënoi lojtari 23-vjeçar, Edon Zhegrova, në minutën e 78-të, duke ngritur epërsinë e Kosovës në 2-0.
Vendasit rrezikuan në pjesën e parë me Kastanos, Tzionis e Sotiro, por, fatmirësisht porta e Arijanet Muriq mbeti e paprekur.
Edhe pas golit të epërsisë, futbollistët e Kombëtares sonë vazhduan sulmet drejt portës qipriote.
Kosova nga kjo ndeshje mori tri pikët e para në Ligën e Kombeve.
Kosova e nis në mënyrën më të mirë etapën e radhës në Ligën e Kombeve, ndërsa me 5 qershor në ‘Fadil Vokrri’ pret Greqinë. Ndeshja do të luhet nga ora 20:45.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Greqisë mund të blihen online.
Ajo, gjithashtu, ka publikuar linkun përmes të cilit mund të blihen.
LINKU: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1123
Shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi ka filluar