Halimi jep detaje për ditën e varrimit të familjes Jashari

5, 6 dhe 7 marsi janë ditët kur Kosova kujton më shumë se çdo ditë tjetër luftën, dhimbjen, mundin e sfidat më të cilat na u desh të përballeshim për të fituar lirinë që e gëzojmë sot. Në krye të këtyre meritave qëndron familja Jashari, e cila heroikisht ra me të gjithë pjesëtarët e saj, e që çdoherë përkujtohet dhe qëndron në piedestalin e atyre që nuk kursyen asgjë e dhanë gjithçka. Varrimi i kësaj familjeje mori jehonë ndërkombëtare, për të rrëfyer më shumë për këtë proces, i ftuar ishte aktivisti, Emin Halimi, i cili tregoi ngjarjen me detaje

Aktivisti, Emin Halimi

Aktivisti Emin Halimi në mes të emocioneve ka rrëfyer varrimin e Jasharëve që u vranë nga okupatori serb 26 vjet më parë në Prekazin legjendar.

Halimi ka thënë se kufomat e 53 pjesëtarëve të familjes Jashari ishin dërguar në morgun e Prishtinës, por në mbrëmje i kishin sjellë në stacionin policor në Skenderaj.

“I pamë që i kishin sjellur në stacionin policor,…u krijua një këshill i varrimit prej 7-8 vetash, i morën kamionët me trupat e të vrarëve, i dërguan në një depo të materialit ndërtimor në dalje të Skenderajt. Atëherë kanë ardhë njerëz nga të gjitha vendet, kanë bërë homazhe pranë tyre, ata ishin të vrarë e të gjymtuar”, ka thënë Halimi në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Ai ka treguar se përpos familjes Jashari, ishin edhe persona të tjerë që kishin humbur jetën, sepse ishin të pranishëm aty, gjatë ditëve ku u zhvilluan sulmet.

Halimi ka treguar se gjithsej janë 61 persona të vrarë dhe, sipas tij, disa prej tyre nuk janë gjetur akoma, duke shtuar se të vrarët janë nga familja Jashari, Qerimi dhe Sadiku.

“Disa nuk janë gjetur kurrë, as në gërmalla, kemi hulumtuar se mos kanë mbetur atje, por nuk janë gjetur…Disa varre janë të zbrazëta”.

Aktivisti ka rikujtuar se policia serbe dëshironte dhe u bënte presion shqiptarëve që trupat e të vrarëve të varroseshin sa më shpejt, sepse ishte bërë çështje e madhe, derisa u kishin dërguar ultimatum duke u thënë se “nëse nuk i varrosni për 10 minuta, do t’i varrosim ne”.

Për të dëgjuar më shumë nga ky rrëfim, mund ta shikoni videon më poshtë:

Kujtojmë që më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika