Bunjaku – Rexhepi: Me politikën e keqe të Kurtit, Serbia arriti ta shndërrojë dinarin në çështje humanitare

Serbia ka arritur që ta shndërrojë çështjen e dinarit në një çështje humanitare, thotë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e ka komentuar takimin në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 5 mars në Prishtinë.

Ajo, në emisionin “Five”, ka thënë se Serbia ka arritur që ta shndërrojë çështjen e dinarit në një çështje humanitare.

“Gabimi i tyre është që po nxjerrin tema të reja ku po shkojnë në disfavor të Kosovës. Çështja e dinarit është shndërruar në çështje humanitare. Nuk jemi kundër largimit të dinarit, por duhet një vetëdijesim i qytetarëve dhe një kampanjë më e mirë më e duhur dhe një bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë. Me politikën e keqe të Kurtit, Serbia arriti ta shndërrojë dinarin në çështje humanitare. Shumë tema të tjera që po i plason kjo qeveri po i shkon në të keqe Kosovës pa dashur të … që po i shkojnë në favor të Serbisë. Kjo qeveri nuk po e di a nuk po di, apo nuk po do të dijë apo po i bën qëllimshëm, por Republika jonë është në një pozicion më të keq sesa ka qenë para katër vjetëve”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së nuk beson se me këtë qeveri do të ketë fund procesi i dialogut.

“Gjithcka që është në koordinim me SHBA-të, BE-në, miqtë tanë ndërkombëtarë jemi për. Kryeneçësia e kësaj qeverie po e sjell Kosovën në një pozitë më të keqe në këtë rast sesa Serbinë. Kjo qeveri duhet të ndërrojë qasjen, mendësinë karshi shtetit dhe qytetarëve të vet dhe aleatëve tanë”, shtoi më tej ajo.

Po ashtu, Bunjaku potencoi se Qeveria e ka nisur mandatin e saj “mbrapsht dhe po e mbarojnë mbrapsht”.

“Shpresa e madhe do të shndërrohet edhe në një dëshpërim më të madh dhe kjo po i ndodh qeverisë Kurti”.

Sa i përket sektorëve, Bunjaku thekson se “ky ka krijuar diktaturë në të gjithë sektorët, sidomos në atë të shëndetësisë”.

“Po detyrohen të lëshojnë vendin e punës prej presionit psiqik që po i bëhet, kam raste konkrete në stomatologji dhe në repartin e pediatrisë, ka ankesa sa i përket menaxhimit apo keqmenaxhimit të kësaj qeverie, po mbahen njerëzit nën tension, po nënvlerësohet profesionisti”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika